Ylli i serialit “Squid Game” e zhytur në borxhe në serial, por fiton milion

Ylli i serialit “Squid Game” e zhytur në borxhe në serial, por fiton milion

Ajo është një dezertore dhe një e re e zhytur në borxhe në serialin koreanojugur, “Squid Game”, që ka pasur një shikueshmëri të jashtëzakonshme në javët e fundit.

Bëhet fjalë për jetën reale të  bukuroshes 27-vjeçare HoYeon Jung e cila ka ndryshuar brenda një jave. Së fundmi, ajo ka nënshkruar një kontratë me Louis Vuitton duke u bërë imazhi i kompanisë në koleksionin e saj të fundit të veshjeve e bizhuterive. Jo vetëm kompania franceze, por edhe Adidas e Fendi kanë nënshkruar gjithashtu marrëveshje me HoYeon.

Një tjetër tregues i famës së jashtëzakonshme që ka fituar 27-vjeçarja janë edhe rrjetet sociale.  Një javë më parë, ajo ndiqej nga 500 mijë persona në Instagram, ndërsa sot, atë e ndjekin më shumë se 18 milionë persona, duke e bërë aktoren më të ndjekur nga Koreja e Jugut.

“Squid Game” pritet të bëhet seriali më i shikuar i të gjitha kohërave, ndërsa prodhimi i Koresë së Jugut po sjell një ndikim të jashtëzakonshëm komercial dhe kulturor në botë.