Reagojnë Berisha, Aliti dhe Shala: Faleminderit trajner
Tre futbollistët e Kosovës, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Herolind Shala kanë reaguar pas shkarkimit të Bernard Challandes.
Tekniku zviceran u shkarkua para afro dy orëve në një konferencë për shtyp nga FFK.
Pas Berishës, ishin tre futbollistët e Kosovës, Valon Berisha, Fidan Aliti dhe Herolind Shala që e falënderuan Challandesin për punën.
“Faleminderit për të gjitha trajner, të urojë më të mirat në aventurën tjetër në jetë”, shkroi Valoni.
Ndërsa, mbrojtësi Fidan Aliti gjithashtu i uroi sukses teknikut zviceran.
“Të urojë më të mira në hapin tjetër të jetës”, shkroi ai.
Ndërkohë, mesfushori Herolind Shala e vlerësoi si kënaqësi punën me Challandes.
“Faleminderit për eksperiencën e mirë dhe emocionet. Ishte kënaqësi të punosh me ty trajner. Të urojë më të mirat”.
Ndërkohë, ende nuk dihet kush do jetë pasuesi i Challandes.























