16:52 / 13.10.2021
Lenglet në shënjestër të Newcastle
Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet mund të jetë afrimi i parë i drejtuesve të rinj të Newcastle.
Klubi anglez kërkon përforcime në mbrojtje dhe për ta transferuar që në Janar lojtarin, ka nisur menjëherë bisedimet me katalanasit. Drejtuesit e klubit nuk duan të bëjnë Çmenduri që në merkaton e dimrit, pasi në verë kanë projektuar goditje të mëdha dhe për këtë mënyrë profili i Lenglet duket më i përshtatshmi për skuadrën. Sipas mediave spanjolle, dëshira e 26-vjeçarit është të qëndrojë te katalanasit, por duke pare vështirësitë që po përballet klubi dhe që minutazhin dhe i tij në fushën e lojës është i pakët, futbollistit me shumë mundësi do të pranojë kalimin në “St. James’ Park”.























