09:36 / 14.10.2021
Real Madridi në kërkim të lojtarit më të ri të Interit
Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë në tregun aktual të futbollit dhe një nga emrat në axhendën e tyre është edhe Denzel Dumfries.
Në moshën 25 vjeçare, anësori zbarkoi tek Interi në merkaton e verës që lam pas për 12.5 milion euro nga skuadra holandeze e PSV Eindhoven.
Performanca e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e Real Madridit, të cilët duke menduar për një zëvendësues të denjë të Carvajal, do të tentojnë verën e ardhshme lojtarin e “zikaltërve”.
Reali do të ishte i gatshëm të dyfishonte çmimin e investuar nga Interi për krahun e djathtë, duke ofruar një shifër prej 30 milion eurosh. Por Interi nuk ka ndërmend ta lëshojë atë nën shifrën e 50 milion eurove.























