Genoa mendon ndryshimin në bankinë, e kontakton trajnerin e njohur italian
Një fitore në 7 ndeshje të luajtura në kampionat, 5 pikë të grumbulluara dhe vendi i 16-të në tabelën e klasifikimit të Serie A. Ky fillim sezoni nuk ka qënë nga më të mirët për Genoan, ndoshta mund të kenë ndikuar edhe zërat për ndryshimin e pronësisë.
Por 777 Partners, që kanë blerë klubin kuqeblu ka Preziosi, është e pakënaqur nga rezulatet e skuadrës, madje po mendon të rishohë pozicionin e teknikut Davide Ballardini.
Ndeshja e të dielës kundër Sassuolos, mund të jetë ndeshja e fundit për trajnerin, madje flitet se klubi ka filluar kontaktet me zëvendësuesin e mundshëm: Gennaro Gattuson.
Sipas “Calciomercato.com”, gjatë ditëve të kaluara drejtuesit e Genoas kanë folur me ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, i cili është aktualisht pa punë.
Por, Gattuso, pasi ka dëgjuar ofertën ka falenderuar drejtuesit kuqeblu, por nuk ka vazhduar më tej bisedimet, pasi për momentin, pret mundësi të tjera.























