Shqipëri, Kuvendi seancë për Komisionet Hetimore
BKT
Shqipëri

Shqipëri, Kuvendi seancë për Komisionet Hetimore

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar ngritjen së Komisioneve Hetimore të propozuar nga opozita, si dhe dekretet e Presidenti për aktin normativ të Këshillit të Ministrave për buxhetin, ligjin për të huajt dhe dekretin për propozimin e kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës.

Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë dekret i Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligj “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar. Dekret “Për kthimin “Për të huajt”. Dekret “Për propozimin Kuvendit të Shqipërisë të kandidaturave për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës”.

Po ashtu, Kuvendi sot do të shqyrtojë Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e keqpërdorimit të burimeve të administratës shtetërore, si dhe të asgjësimit të kufirit midis shtetit dhe Partisë Socialiste në pushtet për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021”.

Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë në çështjet që kanë sjell si pasojë vendimin e arbitrazhit “Becchetti dhe të tjerë kundër Shqipërisë”.


MË SHUME NGA Shqipëri