10:53 / 14.10.2021
Nis vazhdimi i seancës së gjykimit ndaj Salih Mustafës në Hagë
Tashmë ka nisur vazhdimi i seancës së gjykimit ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Edhe gjatë seancës së sotme do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të katërt të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Mustafës.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit të kaluar, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.























