Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

RTKlive

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirë të parë janë Pleurat Sejdiu kryetar i Odës së Mjekëve dhe Arben Bislimi,kryetar i shoqatës së  onkologëve , nënkryetar i këshillit organizativ. Ata flasin për KONGRESIN E DYTË TË MJEKËSISË-ONKOLOGJI.

Kurse Alida Muhaxhiri fasilitatore për sektorin e përpunimit të ushqimit  dhe Linda Baleta menaxhere e komunikimit, flasin për DITA NDËRKOMBËTARE E GRUAS RURALE, FUQIZIMI I GRUAS NË ZONAT RURALE NË KOSOVË dhe PROJEKTI I PUNËSIMIT NË SEKTORIN PRIVAT.

Naser Sahiti Rektor i UP-së, flet për FILLIMIN E VITIT TË RI AKADEMIK.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së


MË SHUME NGA Lajme