Rrëzohet kërkesa e Llallës për pezullimin e dënimit me burg
BKT
Shqipëri

Rrëzohet kërkesa e Llallës për pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e dënimit me burg.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pasi shqyrtoi kërkesën vendosi të mos i pranojë argumentet e avokatit mbrojtës të Llallës.

Llalla kërkonte pezullimin e burgimit për shkak të gjendjes shëndetësore. Llalla ndodhet jashtë Shqipërisë dhe për këtë SPAK e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, njofton euronews.albania.

Gjykatës së Posaçme të Apelit rreth një muaj më parë la në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla,

Llalla ishte shpallur fajtor për fshehje të të ardhurave në lidhje me shpenzimet për lindjen djalit të tij në SHBA, që sipas prokurorëve pati një kosto kjo prej 7 mijë dollarësh. Ish-kryeprokurorit i janë sekuestruar edhe 4 sipërfaqe trualli në periferi të Tiranës si dhe një apartament në Durrës.


MË SHUME NGA Shqipëri