Britney Spears së shpejti me një libër

Britney Spears së shpejti me një libër

Britney Spears është duke menduar që të shkruajë libër për jetën e saj. Ylli i muzikës pop e ka bërë këtë të ditur në llogarinë e saj në Instagram, duke thënë se është e hapur për të shkruar një libër në vitin 2022.

Ky vendim vjen vetëm pak pasi babai i saj, Jamie Spears është pezulluar zyrtarisht në fund të muajit Shtator, nga detyra e kujdestarisë dhe pasurisë së të bijës. Këngëtarja ndërkohë, ka kërkuar nga fansat që ta ndihmojnë me ide për titullin e librit.

“Kam lajme të mahnitshme. Po mendoj që të shkruajë një libër, vitin e ardhshëm, por kam dilema lidhur me titullin, kështu që fansat e mi ndoshta mund të më ndihmojnë”, ka shkruar Britney në Instagram.

Këngëtarja e cila e ka festuar këtë vendim me pushime luksoze bashkë me të fejuarin e saj, Sam Asghari dhe këtë lumturi ja ka shprehur edhe fansave, pasi kishte jetuar për plot 13 vjet nën kontroll siç ka thënë ajo, jo vetëm të pasurisë së saj por edhe të jetës personale dhe gjithë karrierës. Një burim i afërt me këngëtaren, ka thënë për revistën “People” se ajo mendon që jeta e saj do të ndryshojë tërësisht me largimin e të atit nga jeta e saj.


MË SHUME NGA Magazina