16:09 / 14.10.2021
Rikthehet Enis Bardhi, nis stërvitjet te Levante
Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi është rikthyer në fushë dhe ka nisur me stërvitje te skuadra e Levantes.
Bardhi pësoi një lëndim në muskulin e këmbë së djathtë në ndeshjen kundër Rumanisë të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror në muajin shtator.
Shkupjani për shkak këtij lëndimi qëndroi jashtë fushave me Levanten, por edhe nuk ishte në dispozicion të seleksionuesit Bllagoja Milevskit për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Lihteshtajnit dhe Gjermanisë.
Levante këtë fundjavë do të luajë me Getafen, ndërsa nga skuadra spanjolle pritet të njoftojnë se Bardhi kur do të jetë i gatshëm për lojë.























