Adele zbulon datën e publikimit të albumit
Sharr Travel

Adele zbulon datën e publikimit të albumit

Adele ka njoftuar një datë publikimi për albumin e saj të shumëpritur. Këngëtarja zbuloi përmes mediave sociale se albumi i ri, 30, do të dalë me 19 Nëntor. 33-vjeçarja, e cila ka kaluar një kohë të vështirë për shkak të divorcit me Simon Konecki në 2019, e përshkroi albumin si një rrëfim për periudhën më të trazuar të jetës së saj.

“Unë nuk isha askund afër vendit ku kisha shpresuar të isha kur e fillova atë gati 3 vjet më parë. Krejt e kundërta në fakt. Mbështetem në rutinën dhe qëndrueshmërinë për t’u ndjerë e sigurt. Gjithmonë e kam. E megjithatë isha e vetëdijshme që po e çoja veten në një labirinth të rrëmujës absolute dhe trazirave të brendshme.“, tha ajo.

Duke folur për albumin në një intervistë për Vogue, Adele tha: “Ky projekt është shumë i ndjeshëm për mua, sa shumë e dua atë. Gjithmonë them se albumi ’21’ nuk më përket mua. Të gjithë të tjerët e morën në zemrat e tyre. Ky është albumi im. Dua ta ndaj veten me të gjithë, por nuk mendoj se do ta lë kurrë këtë të shkojë.” 


MË SHUME NGA Magazina