Ellen Degeneres lë ekranin për kozmetikën
Sharr Travel

Ellen Degeneres lë ekranin për kozmetikën

Ellen DeGeneres ka vendosur të largohet nga televizioni, ndërkohë që aktualisht po vazhdon punën për sezonin e fundit të shoë-t të saj. Burime nga mediat amerikane kanë zbuluar se karriera e moderatores do të fokusohet në një tjetër drejtim në fushën e kozmetikës. Ndërsa vetë Ellen zbuloi që ka gati një linjë produktesh për fytyrën dhe pret ta hedhë së shpejti në treg.

Projekti do të quhet Kind Science, ndërsa ajo ka 3 vite që punon për këtë. Sipas saj produktet janë shumë efektive sidomos për zonjat në moshë, ndërsa përgjatë këtyre viteve i ka testuar tek vetja e saj. Në këtë formë DeGeneres i shtohet listës së VIP-ave që po i përkushtohen biznesit të bukurisë.

Ellen DeGeneres kaloi një periudhë shumë të ngarkuar për shkak të skandalit pasi disa punonjës të saj e akuzuar për një ambient toksik pune duke deklaruar se ajo nuk është ai personi i mirë që të gjithë mendojnë se është. Menjëherë pas publikimit të këtyre deklaratave shoë i saj humbi 1 milionë teleshikues dhe shifrat që prej atëherë kanë pësuar rënie.