S’gabojnë Brazili dhe Argjentina
BKT
Sport

S’gabojnë Brazili dhe Argjentina

Janë zhvilluar duelet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut.

Kombëtarja e Brazilit ka arritur të mposht Uruguain në shtëpi bindshëm 4-1.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 10′ përmes Neymar Jr.

Brazili vazhdoi me dominim dhe në min e 18′ dyfishuan epërsinë me golin e Raphinahas në min e 18′.

Edhe në pjesën e dytë Brazili ishte më e mirë dhe ishte sërish Raphinha që realizoi në min e 58′ për 3-0.

Uruguai arriti të ngushtojë rezultatin në min e 77′ përmes Luis Suarezit.

Kurse rezultatin përfundimtarë 4-1 e vulosi Gabriel Barbosa me golin e tij në min e 83′.

Me këtë fitore tani Brazili ka 31 pikë në pozitën e parë, kurse Uruguai është në vendin e pestë me 16 sosh.

Në anën tjetër Argjentina ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 kundër Perusë. Vendimtarë ishte Lautaro Martinez me golin e tij në min e 43′.

Argjentina ka 25 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Peruja është e nënta me 11 pikë.