Rolling Stones heq Brown Sugar
Sharr Travel

Rolling Stones heq Brown Sugar

Nga lista e turneve në SHBA,përshkruan tmerret e skllavërisë

Pas 50 vjetësh, Rolling Stones kanë nxjerrë në pension këngën “Brown Sugar”, sepse fjalët e saj përshkruajnë tmerret e skllavërisë. Ajo pason shqetësimin me përshkrimet e grave zezake dhe referencat për skllavërinë në këngë, e cila arriti numrin një në SHBA në 1971.

Grupi nuk e përfshiu këngën e vitit 1971 në turneun e tyre aktual “No Filter”, në SHBA dhe tashmë Keith Richards ka konfirmuar për “Los Angeles Times” se klasiku i muzikës blues është hequr nga formacioni.

“Brown Sugar” ishte deri më tani në vendin e dytë midis këngëve të Stones më të prezantuara në skenë nga grupi: plot 1 136 herë.

Sipas revistës “Rolling Stone”, ajo u luajt për herë të fundit në Majemi më 30 Gusht 2019.