Superliga kthehet sot me dy ndeshje interesante
BKT
Sport

Superliga kthehet sot me dy ndeshje interesante

Elita e futbollit kosovar rikthehet sot dy sfida interesante.

Derbi lokal zhvillohet mes Drenicës dhe Feronikelit nga ora 13:00.

Pritet një ndeshje tejet interesante, duke marrë parasysh rivalitetin që kanë këto dy skuadra.

Pas tetë xhirove të para Drenica ka 14 pikë në pozitën e dytë, kurse Feronikeli ka 10 sosh në vendin e shtatë.

Në anën tjetër Drita do të jetë mysafire e Ulpianës nga ora 13:00. Gjilanasit llogariten favorit në këtë përballje, pasi synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive pas një periudhe aspak të mirë, kurse vendasit do të tentojnë të shkaktojnë befasi.

Drita momentalisht ka 12 pikë në pozitën e pestë, ndërsa Ulpiana është e nënta me gjashtë pikë.