11:47 / 15.10.2021
Tomori, objektiv i Newcastle-s
Mbrojtësi i AC Milanit, Fikayo Tomori është objektiv i klubit anglez, Newcastle, raportojnë mediat britanike, transmeton RTKLive.com.
Klubi anglez me pronar të rinj, tashmë është hedhur në sulm për ndërtimin e një skuadre të fuqishme.
Frank Lampar raportohet së mund të jetë trajner i ardhshëm i Newcastle. Mbrojtësi Tomori ishte lojtar i Lampardit në kohën kur strategu anglez drejtonte Chelsean.
Mësohet së shumë shpejtë pritet të nisin negociatat mes Newcastle-s dhe Milanit për transferimin e Tomorit në ishull. /RTKLive/























