Osmani në KS: 22 vjet më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate
BKT
Lajme

Osmani në KS: 22 vjet më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në paraqitjen e saj të parë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se 22 vjet më parë këtë mbledhje e ka parë nga televizori si refugjate, e detyruar të largohet nga Kosova prej ushtrisë serbe.

Ndërsa, sot 22 vjet më vonë tha se ka nderin që ta përfaqësojë popullin e Kosovës si president.

“Është nder që ndodhen me juve këtu si presidente e Republikës së Kosovës. Para 22 vjetëve kam dëgjuar takimet e KS të OKB për fatin e popullit tonë përderisa kam qenë refugjate nga ushtria e Serbisë. 22 më vonë tani si president e Republikës së Kosovës kam privilegjin të përfaqësoj e prezantoj vendim tim si presidente”, tha Osmani në mbledhjen e KS të OKB-së ku po diskutohet për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme