Barcelona synon ta marrë falas Pogban në verë
BKT
Sport

Barcelona synon ta marrë falas Pogban në verë

Sipas raportimeve që vijnë nga media prestigjoze ESPN, pavarsisht problemeve të shumta ekonomike që e kanë zhytur klubin në një krizë identiteti, Barcelona do të futet fuqishëm në merkaton e verës së ardhshme duke provuar të afrojë lojtarë cilësorë.

Joan Laporta po i bën të gjitha përpjekjet dhe kanë nisur që tani kontaktet me Mino Raiolan për të bërë të mundur transferimin e Paul Pogba në Camp Nou me parametër zero vitin e ardhshëm, transmeton Express.

Fakti që mesfushori francez nuk po rinovon me Manchester United ka vënë në lëvizje Laportan që kërkon të rifitojë besimin e tifozëve me një afrim të bujshëm.