11:41 / 16.10.2021
Barça synon të forcojë mbrojtjen
Mbrojtja është reparti më problematik për Barcelonën, pasi Gerard Pique vuan nga probleme të shpeshta fizike dhe Eric Garsia nuk ofron eksperiencën e nevojshme për të luajtur për objektiva të mëdha, ndaj drejtuesit e katalanëve janë vënë në lëvizje për të sjellë përforcime.
Megjithatë, siç transmeton SS, problemet ekonomike për shkak të koronaviorusit, kanë ndikuar jo pak edhe në merkaton e klubeve, ndaj katalanët janë fokusuar në afrimin e futbollistëve me parametra zero dhe të tillë vetëm Chelsea i ka plot 4.























