​Komunat pajisen me materialin zgjedhor
Sharr Travel

​Komunat pajisen me materialin zgjedhor

​Komunat pajisen me materialin zgjedhor, KQZ: Mbi pesë mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konsideron se janë bëra të gjitha përgatitjet e nevojshme për procesin zgjedhor që do të mbahet nesër. Kështu, sipas këtij institucioni, të gjitha komunat janë pajisur me materialet e nevojshme. Mbi pesë mijë pako të supozuara me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora, ndërkohë që vlerësimi i tyre do të fillojë nga nesër. Në mbledhjen e së shtunës janë bërë të ditur numri i tubimeve publike të partive politike gjatë një muaji fushatë dhe shkeljet e masave antiCOVID.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se gjykatat, prokuroria dhe policia janë mobilizuar për të përcjellë nesër procesin zgjedhor. Ai ka bërë thirrje qytetarëve që shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Radoniqi: Janë caktuar prokurorë dhe gjyqtarë kujdestarë në secilin qytet
 

“Policia ka gjithë informacionin ka bërë përgatitjet operacionale për sigurinë për zgjedhje. Edhe prokuroria janë mobilizuar, po ashtu edhe gjykata ka caktuar gjyqtarë kujdestarë në secilën gjykatë, degë të saj që do të punojnë ditën e zgjedhje. Po ashtu, edhe prokuroria ka caktuar prokurorë kujdestarë në secilin qytet”, ka njoftuar Radoniqi.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka bërë të ditur se janë trajnuar mbi 14 mijë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe mbi 140 anëtarët të ekipeve mobile.

Ahmetaj: Mbi 5 mijë pako me fletëvotime të supozuara

 

“Votimi jashtë Kosovës, periudhë e cila ka filluar me 15 shtator dhe është mbyllur me 15 tetor, përgjatë kësaj periudhe kemi pranuar 5649 pako të supozuara me fletëvotime. Të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare...Për votuesit me lëvizje të kufizuara në ndonjë institucion që ka përfunduar këtë periudhë me datën 2 tetor dhe numri i tyre është 1980 votues që janë me lëvizje të kufizuar në institucione. Kategoria tjetër është për votuesit me rrethana të veçanta, periudhë e cila ka përfunduar me 2 tetor dhe numri i tyre është 28”, ka njoftuar ai.

Ai tha se kanë konfirmimin që të gjitha materialet e ndjeshme dhe të jo të ndjeshme janë shpërndarë në gjithë territorin e Kosovës.

Ahmetaj: Vlerësimi i pakove të dërguara jashtë vendit fillon më 17 tetor

 

“Vlerësimi i pakove të dërguara për votuesit jashtë vendit do të fillojë me datën 17 tetor, pra nga ora 11:00. Për këtë proces do të punohet në dy ndërrime. Ky proces do të kryhet dhe do të zhvillohet në objektin të cilin e kemi në Ministrinë e Infrastrukturës, përkatësisht ku është i vendosur edhe shërbimi i votuesve dhe do të fillojë procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të dërguara”, shtoi ai.

Ahmetaj në mbledhjen e së shtunës ka njoftuar se janë mbi 900 persona të cilët janë dërguar për të raportuara nesër nga qendrat e votimit.

Ahmetaj: 28 tubime publike janë mbajtur pa u përfillur rregullat zgjedhore

 

“Kemi pasur 1123 kërkesa për tubime publike, ku prej tyre 28 tubime publike janë mbajtur pa u përfillur rregullat zgjedhore si dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID. Ndërsa, 207 tubime edhe pse janë paralajmëruar edhe pse është bërë kërkesë për to nuk janë mbajtur fare”, shprehet ai.

Më tej, ka treguar se Lëvizja Vetëvendosje me shkeljen e masave antiCOVID.

Ahmetaj: LVV në 17 tubime ka bërë shkelje të masave

 

“Sipas raporteve nga Policia e Kosovës, PDK i ka katër shkelje të masave anti-COVID, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka dy, Lëvizja Vetëvendosje 17 dhe të tjera një. Këto janë sipas raporteve që i ka sjellur Policia e Kosovës dhe ka iniciuar raste për mos-respektim të masave anti-COVID”, ka njoftuar ai.

Më tej, ai ka siguruar se të gjitha vendet ku do të procesohet materiali zgjedhor do të vëzhgohet nga kamerat e sigurisë.Nesër në mëngjes, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në dhomën operative.


MË SHUME NGA Aktuale