Dy futbollistë të Kikës përfundojnë në spital pas ndeshjes me Ferizajn
Sharr Travel

Dy futbollistë të Kikës përfundojnë në spital pas ndeshjes me Ferizajn

Klubi futbollistik, Kika me anë të një statusi në rrjetin social, Facebook, bashkangjitur me fotografi – ka njoftuar se ndeshja me Ferizajin bëri që dy lojtarë të KF Kika të përfundojnë në spital.

Sipas klubit, njëri ka thyer hundën, kurse tjetri këmbën

Ndeshja e zhvilluara sot në kuadër të Ligës së Parë mes FC Ferizaj – KF KIKA kanë sjell pamje te frikshme.

Klubi i KIKA-s zbuloi se ndeshja nuk ishte ndalur nga gjyqtari por vetëm pas intervenimit të mjekëve.

Reagimi i plotë:

Pësojmë humbje minimale në minutat e fundit të ndeshjes nga FC Ferizaj, klub i cili sot nuk luajti futboll, por ragbi.

Futbollistët e Ferizajt gjatë 90 minutave luajtën lojë të ashpër duke ia thyer hundën sulmuesit Lirian Feratit i cili përfundoi në spital.

Po ashtu, një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit Valmir Ferati të cilit iu thye këmba duke e dërguar në spital me urgjencë. Gjyqtari në këtë rast nuk e ndal as ndërhyrje të palejuar në favor të Kikës, përveç që nuk e ndal ndërhyrje të palejuar, as nuk e ndërpret lojën për ndërhyrjen e mjekëve.

Vlen të theksohet përkëdhelja e gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndaj klubit të Ferizajt i cili e deshti fitoren më shumë se vet futbollistët vendas.

KF KIKA shpreh shqetësimin për ndarjen e drejtësisë ndaj klubit tonë në disa ndeshje radhazi, prandaj presim reflektimin e gjyqtarëve në ndeshjet e ardhshme.