11:38 / 17.10.2021
KQZ: Deri në orën 11:00, dalja në votime ishte 8.2 %
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se deri në orën 11:00, dalja në votime ishte 8.2 %.
Ai tha se pjesëmarrja në votime ka qenë 8,2%, apo rreth 152,000 votues nga mbi 1,800,000 qytetarë me të drejtë vote.
Ai ka thënë se vendvotimet janë hapur të gjitha me kohë, në tërë Kosovën. Radoniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masovisht për të votuar.























