Arrestohet për manipulim zgjedhor biri i kandidatit të Listës Serbe
BKT
Lajme

Arrestohet për manipulim zgjedhor biri i kandidatit të Listës Serbe

Burime të Kanal10, kanë thënë se mbrëmë, rreth orës 19:30, janë kapur në flagrancë tre qytetarë serbë dhe një shqiptar duke blerë vota në komunën e Kllokotit.

Sipas kësaj, shit-blerja e votave është bërë në të mirë të Listës Serbe, ku disa qytetarë shqiptarë do të duhej ta votonin këtë subjekt.

Pas arrestimit, janë bërë bastisje, janë gjetur paratë dhe listat se si të votohet për serbët dhe kandidatët e caktuar.

Organizatori i blerjes se votave është Arandjel Dejanoviç, i biri i Bozidar Dejanovicit, kryetarit aktual të komunës së Kllokotit, dhe njëherësh kandidatit per kryetar.

Të arrestuarot e tjerë janë:  Aleksandar Trajkoviç nga  Vitia (bleres i votave per kandidatin nr. 4 ne listen serbe Dejan Nojkiç),  Milan Kuliç nga Vitia (bashkeshorti i kandidates nr 3. nga Lista Serbe, Ivana Vlajkoviç) dhe Xhemajl Beqiri nga Mogilla, Viti (shitësi i votave familjare për kandidatët e lartëpërmendur).

Prokurori i rastit i ka ndaluar për 48 orë.


MË SHUME NGA Lajme