​Garë tepër e ngushtë në Podujevë
Sharr Travel

​Garë tepër e ngushtë në Podujevë

KQZ-ja ka numëruar 71.84 për qind të votave për zgjedhjet e sotme komunale në Podujevë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi prin me 44.40 për qind pse 11.725 vota.

Ekrem Hyseni i LDK-së ka 43.63 për qind të votave ose 11.522. Kandidatja e PDK-së Floretë Zejnullahu ka 6.66 për qind ose 1.758 vota, Besnik Tahiri nga AAK-ja 4.01 për qind ose 1.059. Gazmend Islami nga OBKD 0.72 për qind dhe Xhemajl Hasani nga Nisma 0.58 për qind.