Franca dhe Shqipëria zotohen për bashkëpunim në drejtësi
BKT
Shqipëri

Franca dhe Shqipëria zotohen për bashkëpunim në drejtësi

Shqipëria dhe Franca mbeten të përkushtuara për bashkëpunuar në tërë sistemin e drejtësisë.

Kështu vlerësuan në takimin mes tyre Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ambasadorja e Francës Elisabeth Barsacq.

Zoti Manja dhe ambasadorja Barsaq u pajtuan se zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi, asistenca ligjore për Shkollën e Magjistraturës, forcimi i kapaciteteve dhe trajnimi i profilizuar i prokurorëve, drejtësia restauruese për të mitur janë disa prej fushave kryesore të bashkëpunimit të ndërsjelltë mes Francës dhe Shqipërisë si dhe ministrive respektive.

Ambasadorja Barsacq, njofton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika,  garantoi se mbështetja direkte e Francës për Shqipërinë, por edhe në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian për forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit në Shqipëri, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


MË SHUME NGA Shqipëri