KQZ nuk mban konferencë për rezultatet preliminare
Sharr Travel

KQZ nuk mban konferencë për rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhje nuk ka mbajtur konferencë për mediat për publikimin e rezultateve preliminare

Kështu ka bërë të ditur zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi, ku tha se qytetarët mund të informohen përmes faqes zyrtare të KQZ-së.

“Duke iu falënderuar shumë për angazhimin tuaj gjatë ditës së sotme duke raportuar për procesin zgjedhor dhe punën e KQZ-së, dua t’iu njoftoj se sonte nuk do të ketë një konferencë nga anëtarët e KQZ-së lidhur me rezultatet preliminare”.

“Rezultatet preliminare janë duke u shfaqur në aplikacionin e KQZ-së dhe ftojmë mediat që t’i referohen ashtu siç po bëjnë deri më tani. Në këtë aplikacion janë duke u shfaqur rezultatet preliminare të Zgjedhjeve për Kryetar Komune dhe rezultati i subjekteve politike për Kuvende Komunale”.

“Gjithashtu, dua të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, se këto janë vetëm rezultate preliminare. Rezultatet përfundimtare shpallen nga KQZ pas verifikimit dhe numërimit të votave me kusht; votave me postë; votave të personave me nevoja të veçanta; pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; si dhe pas përfundimit të shqyrtimit dhe vendosjes lidhur me ankesat eventuale të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”.