08:17 / 18.10.2021
Moti sot në Shqipëri
Sipas MeteoAlb vlerat e larta barike do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash në një pjesë të mirë të vendit, me te theksuara kthjellimet paraqiten ne bregdet dhe zonën e ulët, por herë pas here do të kenë vranësira kalimtare.
Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë disi më të shpeshta, ne ekstremin Jugor priten shira te izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë.























