Universitetet shqiptare hapin sot dyert, kthimi në auditore kusht vaksinimi
BKT
Shqipëri

Universitetet shqiptare hapin sot dyert, kthimi në auditore kusht vaksinimi

Starton sot në mbarë vendin viti i ri akademik. Studentët në mbarë vendin do iu rikthehen auditorëve, pas një shkëputjeje të gjatë, për shkak të situatës së koronavirusit.

Tashmë studentët i thonë ‘lamtumirë’ mësimit online, ndërkohë që kusht për rikthimin në auditore është vaksinimi kundër Covid-19.

Nëse studentët ose pedagogët nuk do të jenë të vaksinuar, ata janë të detyruar të paraqesin një test PCR. Gazetarja Aurora Golemi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje nga Fakulteti i Ekonomikut, ku në hyrje shihen policët, të cilët kontrollojnë çdo student për vaksinë ose test PCR, pasi në të kundërt nuk lejohen të futen brenda.

Ishte parashikuar që viti i ri akademik të niste më 11 tetor, por me kërkesë të Konferencës së Rektorëve, u përcaktua data 18 tetor, dhe kjo me qëllim vaksinimin masiv të studentëve gjatë javës.


MË SHUME NGA Shqipëri