Manja takim me ambasadorin e OSBE-së: Luftë efektive kundër korrupsionit
BKT
Shqipëri

Manja takim me ambasadorin e OSBE-së: Luftë efektive kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë me Vincenzo Del Monaco, ambasador i OSBE në Shqipëri.

Në fokus të takimit ishte vijimësia e të gjitha projekteve me Ministrinë e Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës efektive kundër korrupsionit, si dhe bashkëpunimin në nivel teknik midis OSBE-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Manja i shprehu ambasadorit falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, në promovimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe trafikimit, dhe për programet e transparencës me publikun”.

“Bashkë me Del Monaco dhe ekspertët ligjore të OSBE, të pranishëm në takim, diskutuam për vijimësinë e të gjitha projekteve me Ministrinë e Drejtësisë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës efektive kundër korrupsionit në administratën publike. OSBE do të vazhdojë me trajnimin e posaçëm të punonjësve që monitorojnë sistemin 41/b në burgje, si dhe në realizimin e një analize për efektin e Reformës së Drejtësisë tek publiku.  Dakordësuam një agjendë konkrete pune për të vijuar me bashkëpunimin në nivel teknik midis OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë duke listuar prioritetet tona”, u shpreh Manja./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri