Braimllari: Test PCR falas për studentët që nuk janë vaksinuar
BKT
Shqipëri

Braimllari: Test PCR falas për studentët që nuk janë vaksinuar

“Qeveria duhet të ndërhyjë me masa konkrete lehtësuese për studentët, të cilët nuk janë vaksinuar”, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

Sipas tij, “testi i PCR duhet të bëhet falas me qëllim që të mos përballemi me situata të tilla, por dhe të mos rëndohet kosto e çdo studenti duke bërë të papërballueshme, jetesën dhe arsimimin”.

Braimllari u shpreh në një reagim se, “fillimi i vitit të ri akademik duhet të jetë një ngjarje e rëndësishme. Breza të tërë edukohen dhe arsimohen për t’i shërbyer më pas të ardhmes”.

Sot, theksoi ai, “jemi përballë faktit që dyert e auditorëve po përballen me studentë të shumtë që protestojnë për vaksinimin e detyrueshëm”.

“Në te drejtën e tyre studentët po përballen me një qeveri, e cila nuk mbron interesin e tyre. Jo vetëm duhet të përballojnë koston e lartë të jetesës, koston e lartë të arsimit, por sot duhet të përballen dhe me një kosto tjetër”, tha Braimllari./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri