Vdekja e katër turisëtëve rusë do të hetohet si vrasje
BKT
Shqipëri

Vdekja e katër turisëtëve rusë do të hetohet si vrasje

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim për hetim për vrasje të katër turistëve rusë që u gjetën të vdekur në një hotel në Qerret të Kavajës disa ditë më parë.

Në 16 tetor u njoftua se katër turistët e vdekur rusë ishin familjarë me njeri-tjetrin dy meshkuj dhe dy femra. Ata janë bashkëshortët Natalia Burenkova, 58 vjeçe me Sergei Burenkov, 60 vjeç dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe me bashkëshortin Nikita Belousov, 37 vjeç.

Fillimisht u tha se turistët mund të kishin humbur jetën nga asfiksimi në saunan e hotelit, por më tej u raportua se ata ishin gjetur në pishinën dimërore.

 Viktimat i gjeti recepsionisti i hotelit, i cili njoftoi menjëherë policinë dhe u tha autoriteteve se kishte shkuar për t’u thënë turistëve se kishin gati porositë e mbrëmjes, raporton korrespondenti i RTk-së Denion Ndrenika.

Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë tha se Departamenti Konsullor është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur.

“Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje”-njoftoi ambasada.


MË SHUME NGA Shqipëri