13:34 / 18.10.2021
Manja me ambasadorin Yörü: Forcim i kapaciteteve teknike dhe profesionale
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörü.
Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit si dhe forcimin e kapaciteteve teknike në sistemin penitenciar.
“Me ambasadorin e një vendi mik si Turqia, Murat Ahmet Yörü, biseduam shtruar për disa tema me interes të ndërsjellë bashkëpunimi në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Në takimin e radhës do të diskutojmë mbi projekte konkrete për të ndihmuar në forcimin e kapaciteteve teknike dhe profesionale në sistemin penitenciar”, shprehet Manja. /atsh























