DiCaprio bën paraqitje në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re
BKT
Magazina

DiCaprio bën paraqitje në publik përkrah të dashurës 22 vite më të re

Ai përpiqet të shfaqet rrallë në publik.

Por, Leonardo DiCaprio e bëri këtë të shtunën në mbrëmje (16 tetor) ndërsa ai dhe e dashura e tij Camila Morrone festuan ditëlindjen e një shoku në një darkë në klubin Soho House në Malibu.

Fituesi i çmimit Oscar, u pa të largohej nga festa ndërsa dukej anonime i veshur në të zeza, ndërsa modelja 24-vjeçare e kthyer në aktore shfaqi figurën e saj joshëse në një triko të shkurtër, duke e kombinuar atë me pantallona të zi me bel të lartë dhe të gjera bashkë një çantë të madhe po ashtu të zezë, shkruan DailyMail.

Aktorja e “Never Goin ‘Back” ishte grimuar në mënyrë elegante dhe kishte lënë të lira flokët e e saj voluminoze.

Ndërkohë, partneri i saj, aktori i famshëm, ka qenë mjaft i angazhuar profesionalisht kohëve të fundit.

Më 10 dhjetor, ai do të luajë në komedinë “Don’t Look Up”, në të cilën ai u shfaq përballë Jennifer Lawrence si një palë astronomësh që mësojnë se kometa po i afrohet tokës dhe mund të përfundojë njerëzimin.

Xhirimet gjithashtu kanë përfunduar në fillim të tetorit në bashkëpunimin e tij të shumëpritur me Martin Scorsese, “Killers Of The Flower Moon”. Ai luan me Robert De Niro, Jesse Plemons dhe Lily Gladstone.

Ndërsa, e dashura e Leo’s së fundi është fokusuar më shumë në aktrim se në karrierën si modele.


MË SHUME NGA Magazina