Pioli: Milani im është në rrugën e duhur
Stefano Pioli e quan shumë të rëndësishëm duelin e nesërm ndaj Portos, ku Milani do të marrë mesazhe të qarta nëse është gati për të kuptuar forcën.
Trajneri i kuqezinjve thotë se Ibrahimovic do ta nisë nga bankina dhe i trembet rivalit për forcën. Megjithatë, ai është optimist se mund të marrë një rezultat pozitiv.
Nesër prisni më shumë një ndeshje teknike apo fizike?
-Të dyja gjërat. Do të luajmë ndaj një rivali të fortë, solid dhe kompakt. Ka futbollistë në repartin e sulmit shumë të shpejtë dhe një trajner të përgatitur. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë.
Si e keni përgatitur?
-E kemi studiuar mirë Porton. Kem strategjinë tonë dhe shpresoj që të japë frytet e veta.
Do të jetë Ibrahimovic titullar?
-Është më mirë, por të shtunën luajti vetëm 15 minuta. Mund ta rrisë minutazhin e tij, por nuk besoj që mund të ketë 90 minuta në këmbë.
Si është Bennacer?
-Është mirë. U rikthye në stërvitje mjaft mirë dhe mund të luajë nesër.
Krunic mund të luajë si titullar?
-Po. Ai dhe Daniel Maldini do të diskutojnë fanellën e titullarit. Rade u fut mjaft mirë ndaj Veronës. Kur ke një dëmtim, duhet pak kohë për t’u rikthyer në 100% të formës. Rade është mirë dhe mund të luajë si titullar ose nga stoli.
Si e sheh duelin mes Ibrahimovicit dhe Pepes?
-Janë dy lojtarë me temperament. Për ne është e rëndësishme që ta kemi Ibrën në kushte pozitive. Ai është gati për të sfiduar çdo kundërshtar.
Kujt i trembeni më shumë nga Porto?
-Është një skuadër e kompletuar. Nëse duhet të them një emër, po them Diaz. Duhet ta kemi kujdes.
Çfarë i mungon Milanit për t’u rikthyer sërish i madh?
-Mungojnë shumë gjëra, por jemi në rrugën e duhur. Ka ende disa hapa që duhet t’i bëjmë, ashtu si ai i ndeshjes së nesërme. Skuadra do të marrë një rezultat pozitiv në Champions.
Çfarë pune specifike keni bërë për të bërë më mirë në këtë kompeticion?
-Duhet të jemi të kthjellët për të gjithë ndeshjen. Në dy sfidat e para kemi paguar detajet e vogla. Kemi humbur 2 ndeshje për disa shpërqendrime në fazën mbrojtëse.























