Aktori Ryan Reynolds tërhiqet nga kinematografia… për momentin
BKT
Magazina

Aktori Ryan Reynolds tërhiqet nga kinematografia… për momentin

Ryan Reynolds ka njoftuar se për një kohë të papërcaktuar do të largohet nga kinematografia.

Aktori 44-vjeçar bëri me dije në Instagram se do të bëjë pushim, pasi në dy vitet e fundit ka punuar me intensitet të lartë.

Protagonisti i “Deadpool” ka qenë një nga aktorët kryesorë të Hollivudit në vitet e fundit dhe vetëm gjatë këtij viti ka qenë protagonist në dy filma: “Free Guy” dhe “The Hitman’s Wife’s Boydguard”. Këtyre u shtohet edhe paraqitja e tij në një serial të Netflix që do të shfaqet muajin e ardhshëm, “Red Notice”.

Gjithashtu, ka qenë aktor zëri në filmat e animuar “Pokémon: Detective Pikachu” dhe “The Croods: A New Age”.

“Është momenti perfekt për një periudhë të shkurtër pushimi nga kinematografia. Do të mungojë çdo moment nga puna me kolegët e mi shumë të talentuar”, shkruan Reynolds në Instagram.


MË SHUME NGA Magazina