Berisha: Kosova me mediat më të mira në rajon
Gazetari i njohur, Ridvan Berisha ka lavduar punën e gazetarëve, kamermanëve dhe të gjithë ekipeve të terrenit për informimin e publikur me rastin e ditës së zgjedhjeve, të cilat janë mbajtur më 17 tetor.
Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook tha se mediat kosovare vërtetë meritojnë të lavdohen, sepse nga minuti në minutë i ofruan publikut informacione të përditësuara mbi ditën e votimeve.
Postimi i plotë:
Të gjitha ekipet në terren, gazetarët e kameramanët, të RTK-së e mediave të tjera, ju lumtë për punën profesionale në shërbim të informimit të publikut! Në demokraci natyrisht se zgjedhjet perfaqësojne momentin më të rëndësishem, ditën kur sovrani vendos se si dhe nga kush të perfaqësohet. Prandaj, mediat kosovare vërtet meritojnë të lavdërohen sepse nga minuti në minut i ofruan publikut informacione të përditësuara mbi ditën e votimeve. Kosova me mediet më të mira në rajon. Ju lumtë!























