08:53 / 19.10.2021
Georgina Rodriguez frymëzohet nga Nënë Tereza
Georgina Rodriguez është tashmë një nga vajzat më aktive në Instagram, që zgjedh të publikojë herë pas here foto të veçanta. Në foton e fundit, e dashura e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo është frymëzuar nga misionarja e njohur me origjinë shqiptare, Nënë Tereza.
E veshur me një fustan të bardhë dhe një vello me detaje të imëta e të shpeshta të hedhur në flokë e grim të thjeshtë, Georgina zgjodhi të pozonte kështu për francezen “L’Officiel”.

“Kush nuk jeton për të shërbyer, nuk shërben për të jetuar. Shën Tereza e Kalkutës”, janë fjalët që shoqërojnë imazhin e bukuroshes.
Duket se ndjekësit e kanë pëlqyer idenë e Georgina pasi në vetëm 2 orë nga publikimi fotoja ka grumbulluar mbi gjysmë milionë pëlqime.























