Anija e marinës amerikane ndalon në Durrës
BKT
Shqipëri

Anija e marinës amerikane ndalon në Durrës

Anija e marinës amerikane ndaloi dje në Durrës për furnizim me karburamt.

Kjo anije përdoret nga Marina Amerikane për transport pajisjesh dhe është e pajisur me një pistë për uljen e helikopterëve.

Ekuipazhi zhvilloi një vizitë  dje në Durrës, ku patën mundësinë të mësonin mbi historinë e Shqipërisë.

Gjithashtu komandanti i Forcës Detare shqiptare Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia, vizitoi dje anijen USNS Trenton të Marinës Amerikane, gjatë ndalesës së saj për furnizim në Durrës.

Komandanti shqiptar u prit nga Kapiteni i Shteteve të Bashkuara Douglas Casavant dhe Komandanti TJ Seifert, të cilët e shoqëruan për një vizitë brenda anijes.

Kapiteni Casavant tha se “ishte një kënaqësi të mirëpritnin Komandantin e Forcës Detare shqiptare për të thelluar angazhimin dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

“Mikpritja e Forcave Detare Shqiptare ka lënë përshtypje të thellë tek marinarët tanë dhe ne shpresojmë ta përdorim këtë vizitë si një mundësi për të vazhduar forcimin e marrëdhënies sonë me Forcat e Armatosura Shqiptare”, tha Komandanti Seifert./oranews


MË SHUME NGA Shqipëri