Batatina i lumtur për fitoren e 100-të
BKT
Sport

Batatina i lumtur për fitoren e 100-të

Llapi duket se përfundimisht e ka kaluar krizën që e kishte kapluar në fillim të këtij edicioni, Llapjanët triumfuan me rezultatin 6:0 në kuadër të xhiros së 10-të dhe atë si mysafirë ndaj Ulpianës.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i lumtur me fitoren e arritur.

'Emocionet janë të mëdha, pasi fiton këtë ndeshje dhe e arrin fitoren e 100-të. Ky do të jetë një kujtim i bukur. Kemi përgatitur ndeshjen mirë, djemt janë angazhuar maksimalisht. Në pjesën e parë ka përfunduar gjithçka për ne. Ka qenë qëllimi të mos pranojmë gol dhe e arritëm qëllimin tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës', deklaroi, Batatina.