Ish-ushtaraku rus mund të jetë helmuar së bashku me familjen e tij
Katër turistët rusë kanë humbur jetën gjatë fundjavës në një hotel në Qerret të Kavajës.
NataliaBurenkova, 58-vjeçe, SergeiBurenkov, 60-vjeç, NikitaBelousov, 37-vjeçe dhe EkaterinaBurenkova, 31-vjeçe u gjetën pajetë nga recepsionistja e hotelit, ku ishin duke qëndruar shtetasit rusë.
Gazetari Julian Kasapi duke folur në emisionin “Open” për tragjedinë e katër rusëve, vdekjen e tyre e lidh me të kaluarën e Sergeit, i cili ka qenë ish-gjeneral ushtrie.
"Sergei ka qenë ish-gjeneral ushtrie, bashkëshortja mësuese, dhëndri punonte në administratë ndërsa vajza punonte në një kompani private.Ajo që e bën si tymnajë është fakti që Sergei ka qenë në rangjet e larta të ushtrisë ruse. Sa i përket dyshimeve që ka prokuroria e policia, bëhet fjalë për ndonjë rrjedhje të mundshme të gazit ku kishin qëndruar për më shumë se një orë dhe një dyshim tjetër është edhe helmimit që mund të kenë pësuar të gjithë si familje", tha Kasapi.
Profesori i kriminologjisë, ErvinKaramuço shprehet se njëra prej pistave të mundshme mund të jetë edhe vrasje për shkak të kaluarës së ish-gjeneralit, ndërsa më tej shton se vendi nga ata vinin, Rusia, është kampion për laboratorët ku kryhen studime dhe eksperimentime që janë të ndaluara me konventa ndërkombëtare.
"Është vënë re gjatë këtyre viteve që vdekjet e shtetasve ruse në territore të tjera kanë qenë luftëra dhe konflikte, që ndër vite janë persekutuar dhe vrarë. Sa herë bëhet fjalë për rusë ne kemi një vigjilencë më të lartë, Rusia është kampion i laboratorëve për gjeneratën e pestë të vektorëve, që studiohen dhe eksperimentohen por janë të ndaluar me konventa. Që duan të ndajnë vdekje natyrale, kjo është një luftë me shumë vite për këto laboratorë", është shprehurKaramuço në Top Channel.
VIDEO:https://youtu.be/K6H5_s4EJSU
Ndërsa, gazetarja Anila Hoxha tregoi se nuk kanë ende një përgjigje nëse katër rusët kanë hyrë më parë në Shqipëri apo vendet e Ballkanit.
"Ajo çfarë më ka bërë përshtypje në këtë histori është se Shqipëria nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse kanë hyrë apo jo në vendin tonë apo në vendet e Ballkanit. Është edhe vdekje e shpejtë po të qëndrojmë besnik të dëshmitares okulare, e cila thotë se i kishte ndërprerë gati dy herë dhe se mungon një kamera sigurie ku frekuenton në çastet e fundit të jetës. Momenti i fundit që kamera tregon është korridori para se të hyjnë në dhomë", u shpreh Hoxha.
Në fund, avokati Bledar Meminaj ka thënë se tragjedia që ndodhi në Qerret u zgjodh të bëhej në Shqipëri dhe se grupi i hetimit duhet të përqendrohet te hoteli për të zbuluar detaje rreth ngjarjes.
"Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi procedurës, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim apo asfiksi.Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit", ka përfunduar ai.























