Brenda dasmës së të bijës së njeriut më të pasur në planet
BKT
Magazina

Brenda dasmës së të bijës së njeriut më të pasur në planet

Janë publikuar së fundmi foto nga dasma e vajzës së miliarderit Bill Gates, Jennifer, e cila u martua para disa ditësh me Nayel Nassar, në shtëpinë e saj në North Salem, Nju-Jork.

Jennifer dhe Nayel qëndruan bashkë për tri vite para se të vendosnin të ndërmerrnin hapin më të madh në marrëdhënien e tyre.

Ceremonia që thuhet se kushtoi rreth 2 milionë dollarë dhe u mbajt me 300 të ftuar, është konsideruar si spektakolare, edhe pse shumë detaje u mbajtën private.

Jennifer shkoi drejt altarit me një fustan të punuar në çdo detaj nga Vera Wang, fustan i cili është konsideruar në rrjet si një “mrekulli e vërtetë”.

Studentja e mjekësisë deklaroi në një intervistë të vetëm pak kohëve më parë, se kishte kërkuar nga 300 mysafirët e dasmës së saj të vaksinoheshin ose të bënin një test COVID-19.


MË SHUME NGA Magazina