Brad Pitt feston fitoren ndaj Angelina Jolie me një shampanjë të re
BKT
Magazina

Brad Pitt feston fitoren ndaj Angelina Jolie me një shampanjë të re

Me një shampanjë të re, Brad Pitt feston fitoren e tij ndaj Angelina Jolie mbi pronën Miraval, pasi aktorja më në fund i shiti pjesën e saj Tenute del Mondo. 57-vjeçari nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Chateau Miraval, ashtu siç bëri ish gruaja e tij, por në fakt është i emocionuar nga mënyra se si kanë ecur gjërat dhe mezi pret të lëshojë shampanjën e tij të re për të festuar.

“Unë u impresionova vitin e kaluar me suksesin e shampanjës Fleur de Miraval ER1. Me ER2 kapërcyem çdo kufi. Ne krijuam cilësi të reja të pakrahasueshme. Çdo version i Fleur de Miraval është një kërkim i vazhdueshëm për bukurinë, një dëshirë për të krijuar hapësirë ​​për të gjitha mundësitë“, deklaroi aktori për revistën People.

Brad Pitt

Qëllimi i ardhshëm i Brad Pitt është të zgjerojë prodhimin deri në vitin 2022. Champagne Rosé e cila do të dalë në treg gjatë tre javëve të ardhshme, do të kushtojë rreth 400 dollarë


MË SHUME NGA Magazina