Inzaghi përjashton Calhanoglun nga skuadra para sfidës në Champions
BKT
Sport

Inzaghi përjashton Calhanoglun nga skuadra para sfidës në Champions

Trajneri i Interit Simone Inzaghi nuk e ka ftuar në skuadër mesfushorin Hakan Calhanoglu për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sherif Tiraspolit që zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Hakan Çalhanoglu nuk është në mesin e 23 emrave të ftuar nga Simone Inzaghi. Është kjo një surprizë e vogël duke parë se turku kishte marrë pjesë rregullisht në seancat stërvitore para kësaj ndeshje.

Problemi me kyçin e këmbës që u pësua në ndeshjen Letoni-Turqi javën e kaluar, duket se ende e kushtëzon ish-lojtarin e Milanit duket se po e pengon ende atë që të luajë me qetësinë e tij. Calhanoglu deri tan ka realizuar vetëm një gol për Interin në nëntë paraqitje.