Soreca i dorëzon progresraportin, Nikolla: Vlerësime të merituara
BKT
Shqipëri

Soreca i dorëzon progresraportin, Nikolla: Vlerësime të merituara

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Progresraporti përmban vlerësime pozitive, konfirmon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe rekomandimet e Komisionit dhe Këshillit Evropian dhe është gati për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021.

“Progresraporti dhe vlerësimet pozitive që përmban si edhe rekomandimi për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare brenda vitit 2021 janë të merituara nga Shqipëria. Për integrimin evropian punohet përditë dhe reformat integruese u shërbejnë qytetarëve shqiptarë. Kuvendi do të intensifikojë punën për plotësimin me sukses të të gjitha kushteve dhe do të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian”, nënvizoi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. 


MË SHUME NGA Shqipëri