INSTAT.151 viktima nga aksidentet rrugore në 9 muaj
Sipas INSTAT. 151 persona kanë humbur jetën gjatë 9 mujorit të vitit 2021 nga aksidentet rrugore.
Kjo periudhë paraqitet me një rritje prej 13.4 %, ku numërohen 1.024 aksidente rrugore nga 903 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e vitit 2020.
Si pasojë në total janë aksidentuar 1.391 persona nga 1.164 persona në nëntëmujorin e vitit 2020.
Qarqet ku kanë ndodhur më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Fieri, Durrësi dhe Gjirokastra.
Gjatë këtij 9-mujori numri i aksidenteve për shkak të sjelljes së këmbësorit është rritur me 26%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat për muajin shtator:
Ndërkohë, INSTAT ka publikuar edhe shifrat e aksidenteve gjatë muajit shtator, ku kanë humbur jetën 7 persona dhe në total janë plagosur 141.
Gjithsej në muajin shtator kanë ndodhur 105 aksidente rrugore, një shifër kjo më e ulët nga shtatori i vitit 2020 ku u regjistruan 138 aksidente.
Qarqet me më shumë aksidente janë: Tirana, Lezha, Durrësi dhe Korça, euronews.albania.
Sipas INSTAT, 84.8% e aksidenteve rrugore gjatë muajit shtator ndodhën për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe grup-mosha nga 25-34-vjeç ka kryer më shumë aksidente.























