Vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Manjola Bejleri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra me shumicë votash, Manjola Bejlerin, gjyqtare pranë Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
KPK zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, Manjola Bejleri.
Trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Manjola Bejlerit, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjyqtarja Bejleri u përball me Vetingun më 18 tetor për tre kriteret e vlerësimit atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Bejleri ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve. /atsh























