14:14 / 20.10.2021
Tensione te Cirku Kombëtar, përmbaruesit kërkojnë heqjen e çadrës
Zbatimi i vendimit të përmbarimit për lirimin e truallit të Cirkut të Tiranës ka rikthyer edhe njëherë tensionet e vjetra.
Përmbaruesit e pronarit të truallit zbarkuan për të çmomntuar çadrën e cirkut por ky vendim hasi në rezistencën e artistëve.
Përfaqësues e Ministrisë së Kulturës kanë kërkuar 4 javë kohë për të menduar një vend ku do të zhvendosen artistët, por pronari i truallit nuk është dakord duke kërkuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës./ORANEWS























