Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman
BKT
Magazina

Dua Lipa i bashkohet fushatës sensibilizuese të Vasfije Krasniqi Goodman

Ka tash e sa ditë që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Blair, ka iniciuar fushatën e saj me kërkesën për drejtësi për historinë e saj.

Që me debutimin e saj në politikë, Vasfija ka treguar se do të bëhet zëri i shumë femrave që janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Teksa një ditë më parë, ajo iu shpërndau kolegëve të saj në parlament banderolën me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”, duket se një banderolë e tillë ka arritur edhe në duart e emrave eminentë botërorë.

 

Presidentja e Kosovës i bashkohet kampanjës sensibilizuese të Vasfije Blair (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është njëra ndër to, e cila në një fotografi të realizuar së fundmi në Londër, ka pozuar me pankartën në fjalë.

Ka qenë vet Vasfije Krasniqi – Goodman, ajo e cila ka publikuar një fotografi të këngëtares fituese të çmimeve ‘Grammy’ në Facebook, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit Dua Lipa! Të dua”, ka shkruar deputetja e Kuvendit të Kosovës në mbishkrimin e fotografisë. Përndryshe,  Vasfije Krasniqi Goodman mori vëmendjen e mbarë opinionit, kur rrëfeu historinë e saj të trishtë të dhunimit nga serbët gjatë luftës në Kosovë, teksa zëri dhe dëshia e saj u ngritën deri edhe në Këshillin e OKB-së.


MË SHUME NGA Magazina