Munishi: Më gëzon shumë fitorja ndaj Drenicës
BKT
Sport

Munishi: Më gëzon shumë fitorja ndaj Drenicës

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi është shprehur i lumtur pas fitores që skuadra e tij e arriti në duel me Drenicën, para tifozëve të vet 2:1, në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Kjo fitore më gëzon shumë, pasi e kemi cilësuar si një ndeshje të vështirë.  Drenica me meritë ishte në krye të tabelës, pasi po luan shumë mirë. Mirëpo, në këtë ndeshje kemi luajtur shumë mirë dhe jam i kënaqur me atë çfarë treguam. Edhe në këtë ndeshje kemi sulmuar prej minutës së parë, por nuk ishte aspak lehtë sepse duhej të tregoheshim të kujdesshëm ndaj shpejtësisë së Drenicës dhe kundërsulmeve të saj”, u shpreh Munishi. Ai më pas foli edhe për deklaratën e timonierit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili e thumboi duke thënë se Munishi ishte dirigjenti i gjyqtarëve. “Ne i kemi gjyqtarët që nuk ndikohen, por Tahiri ma dha një epitet të dirigjentit që nuk e kam pasur deri më tani. E pranoj këtë epitet prej Tahirit, i cili ka bërë një ekip fantastik”.